Sjellje agresive ndaj gjyqtarit, Igli Tare gjobitet me 10 mijë euro

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është gjobitur me 10 mijë euro për sjellje agresive në përfundim të ndeshjes kundër Pisa, të cilën “Djalli” e fitoi 2-1.

Vendimi i referohet asaj që ndodhi në fund të ndeshjes, kur Tare, pasi hyri në fushën e lojës, kundërshtoi në mënyrë agresive performancën e gjyqtarit Michael Fabbri. Drejtori sportiv duhet të paguajë gjobën, ndërsa nuk ka pezullim për ish-sulmuesin e Shqipërisë, me masën e kufizuar vetëm në gjobë.

Ndërkohë, mesfushori Adrien Rabiot, i ndëshkuar me karton të kuq në minutat shtesë, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit ndaj Como.

Milan aktualisht mban vendin e dytë në Serie A me 53 pikë, 8 më pak se Inter në krye, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

The post Sjellje agresive ndaj gjyqtarit, Igli Tare gjobitet me 10 mijë euro appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: