Me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Hashim Thaçin.
“Gëzuar pavarësinë, Komandant,” e nisi Rama bisedën me Thaçin, ndërsa më pas i tha se është shumë i shqetësuar me këtë historinë e gjyqit. Në fund Rama e mbylli me fjalët: “Vëllai im, të përqafoj, të dua shumë, më vjen keq që s’bëj dot më shumë. Gëzuar dhe të fala shokëve”.
“Prej vitesh, telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund: ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem, atë nuk ma merr dot kurrë askush’,” shkruan Rama.
The post VIDEO/ Rama telefonon Thaçin: Vëllai im, më vjen keq që s’bëj dot më shumë appeared first on Euronews Albania.
