Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjoba dhe pezullime për klubet kryesore të futbollit shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, ku në fokus janë klubet e njohura të Superiores, si FK Partizani dhe KF Tirana, të cilët u gjobitën për përdorim të koreve fyese dhe dëmtime të infrastrukturës, duke u urdhëruar gjithashtu të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara. Vendimet prekin edhe ekipe të Kategorive më të ulëta, për mosmarrje të masave të sigurisë, sjellje josportive të lojtarëve dhe zyrtarëve, si dhe braktisje ndeshjesh.

KF Tirana – u gjobit me 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndezje flakadanësh dhe dëmtime të ulëseve në Stadiumin “Air Albania”. Klubi është i detyruar të dëmshpërblejë dëmet brenda 15 ditëve.

KF Vllaznia – gjobë 100.000 lekë për mosmarrje të masave të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, përfshirë hedhje sende në fushë. Zyrtari Ergi Borshi u pezullua për 8 ndeshje për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, ndërsa zyrtari Alban Neziri mori 4 ndeshje pezullim me kusht për sjellje josportive ndaj zyrtarëve.

FK Partizani – gjobë 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe dëmtime të ulëseve në Stadiumin “Air Albania”. Klubi duhet gjithashtu të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara brenda 15 ditëve.

AF Elbasani – urdhër për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Loro Boriçi” brenda 15 ditëve. Zyrtari Klaudio Allkja u pezullua për 8 ndeshje dhe lojtari Donart Ibraimi për 5 ndeshje për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë.

KF Oriku – gjobë 100.000 lekë për mosmarrje të masave të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushë (aplikohet 20%).

Vendime të tjera përfshijnë gjoba dhe pezullime për klube të Kategorive të ulëta dhe ekipe të të rinjve, për braktisje ndeshjesh, sjellje dhunshme ose josportive ndaj zyrtarëve, si dhe dëmshpërblime ndaj infrastrukturës së stadiumeve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 19.02.2026

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të nenit 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KF Vllaznia, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Vllaznia, Ergi Borshi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. AF Elbasani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Loro Boriçi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  4. Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i AF Elbasani, Donart Ibraimi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Neziri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  8. FK Tomori, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  9. KF Këlcyra, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  10. KF Klosi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Bulqiza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  11. Lojtari i AF Luftëtari U-19, Olsian Shahini, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.
  12. Lojtari i AF Luftëtari U-19, Ardian Buxaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.
  13. Lojtari i AF Luftëtari U-19, Klejdio Etemi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.
  14. Lojtari i AF Luftëtari U-19, Gabriel Gërbi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.
  15. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Gardiano Sina, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.
  16. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Julian Shllaku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.
  17. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Dionis Qirici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.
  18. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Silvan Gjonaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.
  19. Zyrtari i FC Lushnja U-19, Orgest Baze, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. Lojtari i AF Triumph U-19, Roen Xhuxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  21. Lojtari i TR 19 Akademi U-19, Kristjan Mataj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  22. FC Kinostudio U-15, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa para zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. G Tirana B, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Durrah City B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  24. Holle B, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Titans B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  25. Dinamo DB, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Autokton U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  26. Kamza 07, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Akademi U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  27. TR 19 Akademi U-16, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, kundër KF Turbina U-16, në bazë të neneve 17/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  28. Lojtari i TR 19 Akademi U-16, Markus Nezaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  29. KF Oriku, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  30. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Fjoart Jonuzi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 28.07.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  31. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL, Eneis Pelushi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  32. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Orsi Ageja, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

The post Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjoba dhe pezullime për klubet kryesore të futbollit shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: