Fshati Cartninham në Cornwall të Britanisë së Madhe prej 50 ditësh po përjeton reshje intensive shiu duke tejkaluar nivelet që bien zakonisht gjatë një muaji. Fshati nuk ka përjetuar asnjë ditë pa shi që nga 30 dhjetori.
Sipas Shërbimit Meteorologjik, 441.4 milimetra shi kanë rënë që nga fillimi i vitit. Megjithatë, fshati ende nuk e ka tejkaluar rekordin e vitit 2000, kur pati 72 ditë radhazi me shi.
Mbretëria e Bashkuar është goditur nga një mot i paqëndrueshëm këtë dimër, me stuhinë Pedro që solli më shumë akull dhe shi në të gjithë vendin vetëm këtë javë. Nga ana tjetër edhe Spanja, Portugalia dhe Italia po përballen me reshje të dendura shiu të cilat kanë sjellë përmbytje dhe viktima.
The post 50 ditë reshje shiu pa pushim, fshati Cartninham në Britani pranë thyerjes së rekordit të vitit 2000 appeared first on Euronews Albania.
