Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA, ku Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka ndikuar në axhendën e tarifave të propozuara nga Donald Trump.
Gjatë një vizite në një panair bujqësor në Paris, Macron vlerësoi funksionimin e sistemit demokratik amerikan, duke theksuar rëndësinë e kontrollit dhe balancave mes pushteteve.
“Është mirë të kesh pushtete dhe kundërpushtete në demokraci. Ne duhet ta mirëpresim këtë,” u shpreh ai, duke iu referuar vendimit që ka vënë në pikëpyetje disa aspekte të planeve tarifore të Trump.
Sa i përket planit për një normë globale tarifore, Macron tha se Franca dhe partnerët e saj do të analizojnë me kujdes situatën përpara se të marrin një qëndrim të qartë.
“Do t’i shqyrtojmë nga afër pasojat e sakta, çfarë mund të bëhet dhe do të përshtatemi,” deklaroi presidenti francez.
Deklaratat e Macron vijnë në një moment tensionesh tregtare ndërkombëtare, ku çdo ndryshim në politikën tarifore amerikane pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale.
The post Trump vendosi 10 % tarifa globale, reagon Presidenti i Francës Emmanuel Macron appeared first on Euronews Albania.
