Sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 26-të në Serie B, pas një paraqitjeje mbresëlënëse që e konfirmon si një nga lojtarët më në formë të momentit.
Shpendi u vlerësua me notën 9.2, më e larta mes të gjithë futbollistëve të përzgjedhur, falë dygolëshit të realizuar në përballjen ndaj Frosinone.
Goli i parë erdhi në minutën e 18-të, ku sulmuesi shqiptar shfrytëzoi në maksimum rastin për të tundur rrjetën. Në pjesën e dytë ai la sërish shenjën e tij, duke vulosur një paraqitje personale të shkëlqyer.
Me këto dy realizime, Shpendi ka arritur në kuotën e 9 golave këtë sezon, duke u shndërruar në një pikë referimi për skuadrën e tij dhe duke rritur ndjeshëm pritshmëritë për vazhdimësinë e kampionatit.
The post Shpendi shkëlqen në Serinë B, përfshihet në formacionin e javës me notën më të lartë appeared first on Euronews Albania.
