Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit të resortit turistik të Bashkim Ulajt.

Tensione dhe përplasje me efektivët ka pasur, pasi banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet duke ndaluar makineritë e firmës ndërtuese.

“Jeni në tokën tonë! Do bllokojmë fadromat sepse janë tokat e gjyshërve, këtu do të vdesim”, shprehen ata.

Ndërkohë mes protestuesve ka edhe gra dhe vajza të cilët janë përplasur me forcat e rendit. Ajo që vihet re është që sot efektivët janë të pajisur me masa më shtuara për t’u mbrojtur, duke u paraqitur para banorëve me skafandra.

 

protesta banoret ne rrjoll (1)

 

The post Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: