Max Verstappen njofton mbështetësit: Nuk do të jem gjatë në Formula 1

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Max Verstappen mbetet padyshim favorit kryesor për fitimin e edicionit të ri të botërorit të Formula 1, i cili nis në muajin mars. Holandezi, 4 herë kampion bote ka zhvilluar një intervistë ku është ndalur të flasë në karrierën e tij, për të cilën pohon se nuk do të jetë e gjatë, ashtu si një pjesë e rivalëve të tij në pistë.

“Patjetër që e shoh veten drejt fundit. Do të thosha se rregulloret e reja nuk po më ndihmojnë të zgjas karrierën time në F1, por kjo nuk ka rëndësi, jam i kënaqur me ecurinë time, mund ta lë lehtësisht pas, kam projekte të tjera”, deklaroi 28-vjeçari.

“Kujt i intereson kur je 60 apo 70 vjeç nëse ke fituar 4 apo 10 tituj? Po plakem dhe preferoj të kaloj kohë me familjen time përpara se ata të ikin. Është diçka që e kam kuptuar me kalimin e kohës. Dua ta jetoj jetën time; jetohet vetëm një herë dhe nuk dua të kaloj 25 vjet duke ngarë makinë. Dua ta vlerësoj atë që ekziston”, shtoi ndër të tjera Verstappen duke njoftuar se karriera e tij nuk do të vijojë dhe për shumë gjatë.

Aktualisht ai ka kontratë me Red Bull e cila zgjat deri në vitin 2028, më pas do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen.

The post Max Verstappen njofton mbështetësit: Nuk do të jem gjatë në Formula 1 appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: