VIDEO/ Protesta ekstreme e tifozëve të Serie A, derdhin një kamion me jashtëqitje para derës së klubit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mungesa e rezultateve të Torino FC këtë sezon ka bërë që tifozët e klubit të kërkojnë largimin e presidentit Urbano Cairo, duke e akuzuar për mosbërjen e investimeve të nevojshme për ekipin.

Protesta, e cila ka qenë e vazhdueshme në stadium, mori një kthesë dramatike të martën në mbrëmje. Një grup tifozësh u drejtua para dyerve të klubit, shpalosi një parullë ku shkruhej “M** si Cairo” dhe më pas derdhi aty një kamion me jashtëqitje.

Pas ngjarjes, policia italiane nisi hetimet për të identifikuar autorët e këtij veprimi ekstrem.

The post VIDEO/ Protesta ekstreme e tifozëve të Serie A, derdhin një kamion me jashtëqitje para derës së klubit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: