Jose Mourinho nuk ishte prezent as në tribunat e Santiago Bernabeut për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid – Benfica. Trajneri portugez ishte i pezulluar dhe nuk mund të ishte në stolin e Benficës.
Sipas El Chiringuito de Jugones, Mourinho e ndoqi ndeshjen direkt nga autobusi i ekipit, i parkuar brenda garazhit të stadiumit. Ishte një pikë vëzhgimi e improvizuar, larg kamerave dhe prozhektorëve, në një atmosferë mjaft të tensionuar përreth stadiumit.
Real Madrid fitoi 2-1 dhe u kualifikua në fazën tjetër të Champions League.
The post Mourinho ndoqi ndeshjen Real Madrid – Benfica nga autobusi i ekipit appeared first on Euronews Albania.
