Juventus fiton por eliminohet nga Champions League, Atalanta bën përmbysjen spektakolare ndaj Dortmundit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Champions League ofroi një mbrëmje spektakolare të mërkurën me surpriza dhe emocione të jashtëzakonshme. Real Madrid, PSG, Atalanta dhe Galatasaray ishin katër skuadrat që siguruan kualifikimin për fazën e 1/16.

Në Torino, Juventus ishte shumë pranë kualifikimit pas një fitoreje 3-0 në kohën e rregullt, me golat e Locatelli, Gatti dhe McKennie. Por bardhezinjtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 48’, pasi Kelly u ndëshkua me karton të kuq. Në kohën shtesë, skuadra turke e Galatasaray shënoi dy gola të shpejtë me Osimhen dhe Yilmaz duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 5-7.

Në Bergamo, Atalanta bëri përmbysjen spektakolare, duke mposhtur Dortmundin 4-1. Scammaca, Zappacosta, Pasalic dhe Samardzic shënuan për ekipin italian, ndërsa Adeyemi realizoi për bardhezinjtë, duke vulosur eliminimin e tyre nga Champions.

Në duelet e tjera, Real Madrid mposhti Benfica 2-1 dhe PSG barazoi 2-2 me Monaco, por siguroi kalimin më tutje pas fitores në transfertë javën e kaluar.

The post Juventus fiton por eliminohet nga Champions League, Atalanta bën përmbysjen spektakolare ndaj Dortmundit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: