Një armë zjarri është sekuestruar nga Policia e Kosovës pas raportimit për të shtëna me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme , rreth orës 20:00, në Ferizaj në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës” teksa dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Pas marrjes së informacionit, hetimet kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit F.R., 23 vjeç.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. 23-vjeçari është ndaluar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
The post Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari appeared first on Euronews Albania.
