Një burrë i dyshuar për vandalizimin e një statuje të ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill u arrestua gjatë natës nga policia britanike në Londër.
Personi i arrestuar dyshohet se ka shkruar në statujën e Churchill shkrimin “kriminel lufte sionist”. Skulptura gjithashtu u mbuluar me bojë të kuqe, ndërsa ishin shkruar slogane duke përfshirë “Liri në Palestinë” dhe “Ndaloni gjenocidin”.
Në mëngjes, grafitet ishin hequr nga ekipet e pastrimit. Policia Metropolitane tha se mbërritën në vendngjarje pak pas orës 4:00 të mëngjesit.
“Një burrë 38-vjeçar u mor në paraburgim me dyshimin për dëmtim të pronës së një personi tjetër me motive raciste”, vuri në dukje policia.
The post Arrestohet një burrë për shkrimet në statujën e Churchillit në Londër appeared first on Euronews Albania.

The statue of Winston Churchill in Parliament Square in Westminster was defaced overnight with the words 'Zionist war criminal'
A 38-year-old man has been arrested on suspicion of 'racially aggravated criminal damage' and remains in custody