Analisti Valon Arifi ka folur në “Balkan Talks” lidhur me protestën që do mbahet ditën e nesërme në Serbi, më konkretisht në komunën e Bujanocit.
Si një qytetar që do të jetë personalisht pjesmarrës në protestë, Arifi tha se protesta po mbahet në një komunë ku shumica janë shqiptarë me thirrjen e studentëve që të ruhen të gjithë protestuesit nga thirrjet nacionaliste.
“Protesta e nesërme mbahet për herë të parë në komunën e Bujanocit ku shumica janë shqiptarë. Do të fillojë nga ora 17:30 dhe pritet një pjesmarrje nga gjithë qytetet e Serbisë. Në një situatë të tillë që ndodhet Serbia, për mua më e rëndësishme është protesta e nesërme.
Thirrja e studentëve ka qenë që të ruhen të gjithë protestuesit nga thirrjet nacionaliste sepse protesta po mbahet në komunën ku shumica janë shqiptarë.
Sa i përket mesazhit që duan të përcjellin studentët, mendoj se ata e kanë menduar mirë idenë që një protestë e tillë ku vinë nga Beogradi dhe shumë qytete të tjera në këmbë, është bërë për arsye se duan që lëvizja e tyre politike të shihet më shumë si lëvizje qytetare dhe që të përfshihen qytetarë nga komunitete të tjera si shqiptarët.
Kam përshtypjen që bindja e tyre është që të duken edhe të ndërkombëtarët dhe të duket më shumë si lëvizje qytetare sesa politike.
Nëser do shihet se a do ketë pjesmarrje të shqiptarëve në këto protesta. Do shofim nëse protestuesit që nuk janë studentë por qytetarë të thjeshtë, do ta pranojnë thirrjen që mos të ketë thirrje nacionaliste dhe mos të jenë flamujt ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë”, ka thënë Valon Arifi.
The post Valon Arifi: Nesër protestë në komunën e Bujanocit, serbët në këmbë drejt trevave të shqiptarëve appeared first on Euronews Albania.
