Një projekt ndërkufitar mes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut po u jep shpresë çifteve të reja në Korçë që përballen me vështirësi për të sjellë në jetë fëmijë. Për herë të dytë, një ekip mjekësh bullgarë ka mbërritur në qytet për të ofruar konsulta falas dhe mbështetje mjekësore, ndërsa
Interesi ka qenë i lartë, ndërsa shumë të rinj kanë kërkuar ndihmë dhe informacion për mundësitë e trajtimit.
Stefan Gërmenji, drejtues i një klinike në Korçë, u shpreh se në qytet ka një numër të konsiderueshëm çiftesh të reja që përballen me vështirësi për të pasur fëmijë dhe ky projekt vjen si mbështetje konkrete për ta.
“Interesi deri tani, nga ana e problematikës, është i madh në qytetin e Korçës dhe bashkë me fshatrat. Interesi është i madh që nga hera e parë; u kërkua vizitë për herë të dytë dhe kemi numër më të madh me gjinekologji dhe çiftet që kanë probleme me lindjen e fëmijës. Gjithë konsultat janë falas”, tha Stefan Gërmenji
Nga ana tjetër, mjeku specialist bullgar, Gueorgi Nikolov, tha se projekti ka nisur të japë rezultatet e para. Sipas tij, falë kësaj nisme që shtrihet në tre vende – Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni e Veriut – pritet të vijnë në jetë rreth 50 foshnja, një prej të cilave tashmë në Shqipëri.
“Mendoj që ka goxha interes. Është hera e dytë që vij; herën e parë takova rreth 50 familje, disa me probleme të thjeshta, disa me probleme serioze. Këtë herë do vizitoj 40 familje të tjera. Kemi rreth 50 fëmijë që po vijnë në jetë nga ky projekt, kemi disa gra që duhet të bëjnë ndërhyrje operacionale, dhe një nga gratë pret fëmijë po ashtu në Korçë. Jemi të lumtur për këtë”, thotë Gueorgi Nikolov.
Ky bashkëpunim shihet si një hap i rëndësishëm për të mbështetur familjet e reja dhe për të inkurajuar rritjen e lindshmërisë në rajon.
The post Projekti ndërkufitar Shqipëri-Bullgari-Maqedoni e Veriut sjell shpresë për çiftet me probleme fertiliteti appeared first on Euronews Albania.
