Aksidenti në Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën! Pamje nga vendi i ngjarjes

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Është identifikuar shqiptari i cili humbi jetën këtë të hënë në një aksident në Itali. Viktima është identifikuar si Flori Topalli. Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos.

Një makinë dhe një kamion që transportonte fruta u përfshinë në aksidentin fatal duke lënë edhe 6 të plagosur. Siç shihet edhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë dhe mjetet janë dëmtuar shumë.

Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

The post Aksidenti në Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën! Pamje nga vendi i ngjarjes appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: