Kurti takohet sot me Abdixhikun për çështjen e zgjedhjes së presidentit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e zgjedhjes së presidentit në Kosovë.

Ende nuk dihet vendi dhe ora e mbajtjes së takimit. Takimet e fundit Kurti me liderë të partive politike janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie, tha se duke pasur kohën e shkurtër për zgjedhjen e presidentit, ka filluar menjëherë angazhimin për tejkalimin e kësaj sfide, duke nis takimin me subjektet politike parlamentare.

Ndërkohë, kujtojmë që të shtunën, Kurti takoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza për herën e dytë sa i për këtë çështjes së presidentit.

Hamza pas takimit të së shtunës me Kurtin, tha se i ka propozuar kreut të LVV-së, ofertën që kandidati për president të propozohet nga PDK.

The post Kurti takohet sot me Abdixhikun për çështjen e zgjedhjes së presidentit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: