Në moshën 35-vjeçare, mesfushori gjerman Ilkay Gündogan ka folur hapur për presionin e madh që përjetojnë futbollistët profesionistë. Lojtari i Galatasaray, në një intervistë për FAZ, theksoi se gabimi më i madh është perceptimi se futbollistët, sapo bëhen profesionistë, nuk kanë më dyshime apo dobësi.
Sipas tij, lojtarët trajtohen si “makina” dhe jetojnë nën presion të vazhdueshëm, ku nga “zero në hero” kalohet brenda sekondash. Gündogan apeloi për më shumë mbrojtje të personalitetit dhe mirëqenies mendore të futbollistëve, duke nënvizuar se veçanërisht të rinjtë lodhen nga ritmi intensiv dhe brutaliteti në rritje i sportit.
The post Gündogan ngre alarmin për shëndetin mendor: Nuk jemi makina appeared first on Euronews Albania.
