Presidenti iranian Masoud Pezeshkian përshëndet qëndrimin e Spanjës kundër luftës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka përshëndetur qëndrimin e Spanjës për të mos u përfshirë në konflikt dhe për të qenë kundër luftës.

Ai e quan sjellje të përgjegjshme refuzimin e Spanjës për përfshirje në tensionet ushtarake ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e zgjidhjeve paqësore dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Sipas Pezeshkian, ky është një shembull i politikës së përgjegjshme dhe neutralitetit në situata të ndjeshme globale.

“Sjellja e përgjegjshme e Spanjës në kundërshtimin e shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut dhe agresionit ushtarak të koalicionit sionist-amerikan kundër vendeve, përfshirë Iranin, tregon se etika dhe ndërgjegjja e zgjuar ende ekzistojnë në Perëndim. I përgëzoj zyrtarët spanjollë për qëndrimet e tyre”, shkruan Pezeshkian.

The post Presidenti iranian Masoud Pezeshkian përshëndet qëndrimin e Spanjës kundër luftës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: