Kuvendi i Kosovës sapo njoftoi se seanca e orës 22:00 ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Paraprakisht kishte përpjekje që të ndryshohej Kushtetuta për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit e jo Kuvendit.
Por, kjo dështoi dhe tani do të ketë përpjekje të re për zgjedhjen e presidentit përmes votës së deputetëve.
Pak para nisjes së seancës për zgjedhjen e presidentit, Glauk Konjufca është ende i vetmi kandidat për këtë post.
Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha se “deri më tani nuk kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë”.
Sipas tij seanca mund të nis edhe pse ende nuk ka një kandidat të dytë. “Deputetët mund të nënshkruajnë për kandidatin tjetër kur të vijnë në seancë”, tha Rrustemi.
Ai tha se nuk mund ta konfirmojë se kandidate e Konjufcës është deputetja Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, për të cilën u raportua se më herët.
Ai shtoi se zgjedhjet nuk mund të shpallen nesër nëse sonte nuk zgjidhet presidenti i Kosovës.
The post Kuvendi i Kosovës mblidhet për të zgjedhur presidentin, në garë vetëm Konjufca appeared first on Euronews Albania.
