Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbrojtur marrëveshjen politike të arritur me LDK-në për zgjedhjen e Presidentit, duke e cilësuar atë si “të vlefshme, të dobishme dhe të arritur me shumë mund”. Reagimi i tij vjen pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut.
Kurti e ka cilësuar si të papërgjegjshme dhe negative qasjen e deputetëve që kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Sejdiun për President.
Kreu i Vetëvendosjes ka bërë të ditur gjithashtu se do të takohet sërish me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
Gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri.
The post Kurti: Marrëveshja me LDK-në është e vlefshme dhe e dobishme appeared first on Euronews Albania.
