Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku u diskutuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Presidentja Osmani ripotencoi gjithashtu se partneriteti me SHBA-në mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës.

The post Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesen e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: