Euro bie në nivel historik, ja shkaqet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Euro ka vazhduar rënien, duke u këmbyer të premten me 95.89 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë dhe vijon trendin rënës të muajve të fundit.

Në krahasim me një vit më parë, euro është rënë me 3.3%, një fenomen që lidhet kryesisht me konvertimet e shumta të fondeve nga euro në lek, të cilat kanë rritur ofertën e monedhës europiane dhe kanë ushtruar presion rënës mbi kursin.

Një faktor tjetër është ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, e cila prej rreth dy vitesh blen sasi të konsiderueshme eurosh në tregun valutor për të ngadalësuar rënien e kursit dhe për të mbështetur objektivat e inflacionit.

Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë planifikon të rrisë blerjet e valutës në tregun e brendshëm dhe synon të blejë përmes ankandeve 330–450 milionë euro, me qëllim forcimin e rezervës valutore dhe stabilizimin e kursit.

The post Euro bie në nivel historik, ja shkaqet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: