Marrëdhënia mes Mason Greenwood dhe klubit Olympique de Marseille duket se po shkon drejt fundit. Sulmuesi anglez, i ardhur verën e kaluar nga Manchester United për të forcuar skuadrën e trajnerit Roberto De Zerbi, raportohet se dëshiron të largohet pavarësisht kontratës deri në vitin 2029.
Tensionet janë shtuar edhe për shkak të mosmarrëveshjeve me këshilltarin sportiv Medhi Benatia dhe sjelljeve jashtë fushe, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në imazhin e lojtarit.
Sipas mediave franceze, një transferim në Arabinë Saudite shihet si mundësia më reale, pasi një rikthim në Angli duket i vështirë për shkak të reputacionit të tij. Megjithatë, marrëveshja mbetet e komplikuar financiarisht, pasi Marseille duhet t’i paguajë Manchester United rreth 35–40% të shumës së transferimit dhe nuk pranon ta shesë golashënuesin e saj kryesor me çmim të ulët.
The post Greenwood drejt largimit nga Marseille, Arabia Saudite shfaqet si opsion appeared first on Euronews Albania.
