Pezullohet gjyqtari i VAR pas incidentit Rüdiger-Rico në Spanjë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një incident në ndeshjen e Real Madridit ka shkaktuar polemika në Spanjë pasi Antonio Rüdiger goditi në fytyrë mbrojtësin e Getafes, Diego Rico, gjatë një rrëzimi.

Pavarësisht pamjeve të forta dhe dhimbjes së lojtarit, gjyqtari nuk akordoi faull apo karton, ndërsa edhe VAR nuk ndërhyri. Pas reagimeve të shumta, sipas “El Chiringuito”, gjyqtari i VAR-it Valentin Pizarro Gomez është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga federata spanjolle, një vendim që ka rindezur debatet për arbitrimin dhe trajtimin e Real Madridit.

The post Pezullohet gjyqtari i VAR pas incidentit Rüdiger-Rico në Spanjë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: