Mbappé dhe Ester Expósito ndezin thashethemet për një lidhje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, dhe aktorja spanjolle Ester Expósito kanë nxitur spekulime për një lidhje të mundshme pasi janë parë së bashku në një darkë në Paris. Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale dyshohet se i tregojnë ata shumë pranë njëri-tjetrit, gjë që ka shtuar aludimet për një romancë.

Deri tani as Mbappé dhe as Expósito nuk kanë reaguar për imazhet, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një takim romantik apo thjesht një darkë mes miqsh.

Jeta personale e aktores spanjolle ndiqet shpesh nga fansat. Kohët e fundit është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me stilisten meksikane Nini Vélez, ndërsa partneri i fundit i konfirmuar i saj ishte aktori uruguajan Nico Furtado. Megjithatë, thashethemet për një raport me yllin francez të Real Madridit janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

The post Mbappé dhe Ester Expósito ndezin thashethemet për një lidhje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: