Në Gjirokastër restaurimet e monumenteve të kulturës synojnë të zgjerojnë hartën e vizitueshmërisë për turistët. Specialistët restauratorë janë duke punuar për kthimin në identitet të karakollit në fushën e Çajupit. Ky objekt “Monument Kulture” i Kategorisë së Parë mbart vlera të veçanta historike dhe arkitekturore ndërsa ka shërbyer si vend-roje për mbikqyrjen e rrugës së karvaneve.
“Ka qenë një postë policore e cila kontrollonte rrugën e karvaneve, në gjithë këtë zonë që funksiononin tregëtia apo kalimi i karvaneve ka patur edhe disa të tjerë por që aktualisht nuk egzistojnë më. Ky karakoll për shkak të kohës së gjatë dhe temperaturave ekstreme që i nënshtrohet në atë zonë kishte një nevojë urgjente për restaurim”-shprehet Ardis Duka, drejtor i DRKK Gjirokastër
Ky monument i shtohet atraksioneve turistike të zonës, duke pasuruar ofertën për vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë dhe historinë e krahinës së Zagorisë.
“Në këtë kontekst edhe për zhvillimin e turizmit në atë zonë ky objekt do të kthehet në një atraksion turistik sepse shoqëruar me disa ura apo kisha që ka gjithë zona si resurse të trashëgimisë kulturore ose edhe vlerat natyrore do të jetë një atraksion i shtuar për zhvillimin e turizmit në gjithë rajonin”- shprehet Ardis Duka, drejtor i DRKK Gjirokastër
Në nisje të sezonit turistik të pranverës Gjirokastra synon të mirëpresë një numër të shtuar vizitorësh vendas dhe të huaj.
The post Restaurimet e monumenteve tërheqin turistët, kthehet në identitet ‘karakolli i Çajupit’ appeared first on Euronews Albania.
