Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë. Në reagim ministria thekson se dënon sulmet e fundit ndaj Turqisë ndërsa shprehu solidaritet të plotë ndaj saj dhe aleatët e NATO-s.
“Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë.
Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre.
Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës”, shkruhet në reagim.
The post Ministria e Jashtme: Shqipëria dënon sulmin iranian në hapësirën ajrore të Turqisë appeared first on Euronews Albania.

…