Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka mirëpritur koordinimin midis Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.
Në postim, Rama ka deklaruar se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një punë e vështirë, por theksoi se BE-ja duhet të tregojë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe ka kërkuar një avancim të mëtejshëm të Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE.
“Ne mirëpresim koordinimin midis Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të tregojë të njëjtën guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, ka shkruar Rama.
The post Rama mirëpret Ligjin për të Huajt, bën apel për avancimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE appeared first on Euronews Albania.
