Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë në Gjakovë. Si pasojë e të shtënave mësohet se ka humbur jetën një 38-vjeçar. Gjithashtu ka mbetur i plagosur një tjetër person rreth 29 vjeç.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
“Rreth orës 05:30 jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha Elezaj.
Ai theksoi se personi i plagosur është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore.
“Personi tjetër i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezaj.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjen dhe kapjen e autorit apo autorëve që hapën zjarr dhe vranë 38-vjeçarin.
The post Të shtëna me armë në Gjakovë, vritet një person! Plagoset edhe një 29-vjeçar appeared first on Euronews Albania.
