Të shtëna me armë në Mitrovicë, një person hap zjarr në drejtim të një mjeti në lëvizje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë. Policia bën me dije se rreth orës 22:43 në rrugën “Sami Gashi” janë regjistruar të shtëna ndaj mjetit të një personi.

Mësohet se një person i panjohur ka hapur zjarr ndaj mjetit në lëvizje. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se një person i pa njohur gjersa ka qenë me veturë në lëvizje, ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe dy predha. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

The post Të shtëna me armë në Mitrovicë, një person hap zjarr në drejtim të një mjeti në lëvizje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: