Një dron është pikasur pranë burgut të Gjilanit, në fshatin Pasjak të Novobërdës. Raportohet se një gardian i burgut të hënën ka vërejtur një dron duke fluturuar mbi burgun e Gjilanit dhe më pas është larguar.
Policia ka dalë këtë të mërkurë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen ndërsa bën me dije se kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen. Hetimet kanë nisur për veprën penale “fotografim, incizim i paautorizuar”.
“Njësitë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftim.
The post Një dron pikaset nga gardianët duke fluturuar mbi burgun e Gjilanit, mobilizohet policia! Nis hetimet appeared first on Euronews Albania.
