Tragjedia në Vjenë, ministria e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për kthimin e trupave të 3 viktimave

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të 3 shqiptarëve nga Kosova pas incidentit në kantierin e ndërtimit në Vjenë.

Ministria thekson se që nga marrja e informacionit, institucionet e Kosovës janë koordinuar me familjarët për të ofruar mbështetje dhe për të lehtësuar procedurat për kthimin e trupave të viktimave në Kosovë.

“Bazuar në konfirmimet zyrtare dhe në informacionet e siguruara përmes kontakteve me familjarët, deri në këto momente është konfirmuar se nga viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj me prejardhje nga Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministria shprehu ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Më tej shton se institucionet kosovare vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe mbeten në gatishmëri për çdo ndihmë të mëtejshme për familjarët e viktimave.

The post Tragjedia në Vjenë, ministria e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për kthimin e trupave të 3 viktimave appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: