Presidenti i Këshillit, António Costa, përshëndeti multilateralizmin dhe Kombet e Bashkuara si elementë thelbësorë të rendit ndërkombëtar, ndërsa priti Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në Bruksel.
“Në këtë moment shumë të trazuar që po jetojmë, më shumë se kurrë, është vendimtare të mbështesim rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla për të mbështetur multilateralizmin”, tha Costa.
Costa vlerësoi rolin e Guterres në udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara gjatë krizës aktuale gjeopolitike.
“Shumë aktorë ndërkombëtarë po sfidojnë rendin ndërkombëtar, por ajo që po përjetojmë është se në fakt, nuk ka alternativë për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, alternativa është kaosi, lufta në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe situata dramatike humanitare”, tha Costa.
“Ne duhet të mbështesim multilateralizmin për të mbështetur Kombet e Bashkuara, mund të siguroj që BE-ja do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e madhe e Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.
The post Presidenti i Këshillit Evropian: Të mbështesim rendin ndërkombëtar në bazë të rregullave appeared first on Euronews Albania.
