Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez gjatë fjalës së tij para gazetarëve në Samitin e BE-së ka dyfishuar kritikat e tij ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit, duke i quajtur ato si të paligjshme.
“Evropa bazohet në parimet e multilateralizmit, pra, në vendime të përbashkëta, jo të njëanshme, në të drejtën ndërkombëtare, në paqe, në respektimin e bashkëjetesës paqësore midis kombeve dhe midis shoqërive. Dhe kjo është pikërisht ajo që po vihet në pikëpyetje tani, edhe një herë, në këtë rast në luftën në Iran”, tha ai.
Sipaa tij Evropa duhet të mbrojë vlerat dhe parimet e saj.
“Le të mbrojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, jo në ligjin e më të fortit. Le të mbrojmë një axhendë konstruktive me vendet e tjera, qofshin Shtetet e Bashkuara apo vendet e fqinjësisë sonë jugore, dhe le të qëndrojmë pranë atyre që vuajnë nga shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, siç është rasti në Ukrainë dhe Palestinë”, shtoi ai.
The post Sanchez dënon sulmet amerikane ndaj Iranit: Evropa duhet të mbrojë vlerat dhe parimet e saj appeared first on Euronews Albania.
