Incident me armë zjarri në Podujevë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës ditën e djeshme.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Sipas kryeprokurorit Zejnullah Gashi, viktima është një burrë, ndërsa dy të plagosurat janë gra, njëra prej të cilave rreth 70 vjeç. Njëra nga të plagosurat dyshohet se është autorja e krimit dhe, sipas raportimeve, ka tentuar edhe vetëvrasje.

Bëhet e ditur se viktima dyshohet të ketë qenë i afërt me të dyshuarën, ndërsa rasti mbetet ende nën hetim.

Ky shënon rastin e tretë të dhunës me armë zjarri me pasojë vdekje brenda kësaj jave në Kosovë. Një ditë më parë një person u vra në Klinë, ndërsa në fillim të javës një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Gjakovë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ngjarje të tilla kanë ngritur shqetësime për përhapjen e armëve pa leje në vend. Sipas ekspertëve, konfiskimi i tyre mbetet një hap i domosdoshëm për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

The post Incident me armë zjarri në Podujevë, një i vdekur dhe dy të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: