Kupa e Ligës: Kepa përsëri në qendër të kritikeve pas gabimit në finalen Arsenal-Manchester City

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në finalen e Kupës së Ligës të dielën, Arsenal humbi 0-2 ndaj Manchester City. Por vëmendjen më shumë e mori portieri i “Topçinjve”, Kepa Arrizabalaga, i cili gaboi në golin e parë të Nico O’Reilly (minuta 60), duke i dhënë Cityt avantazh vendimtar.

Ky nuk është episod i parë i rëndë në finalet e Kupës së Ligës për Kepa-n. Në 2019 me Chelsea, ai refuzoi të zëvendësohej nga Maurizio Sarri gjatë penalltive kundër City-t, duke përfunduar me humbje. Në 2022, ai humbi penalltinë vendimtare kundër Liverpool, duke i dhënë Reds fitoren.

Gabimi i së dielës tregon një seri performancash të dobëta në finale, që po e vendosin portierin spanjoll nën presion të madh.

The post Kupa e Ligës: Kepa përsëri në qendër të kritikeve pas gabimit në finalen Arsenal-Manchester City appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: