Superliga/ Tirana triumfon 3-0 ndaj Vorës, Teuta dhe Partizani ndajnë pikët në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Java e 29-të e Superligës Shqiptare dhuroi rezultate interesante ndërsa sfidat ishin me ndikim për garën për “Final 4” si dhe betejën për mbijetesën.

Sfida hapëse e javës mes Elbasanit dhe Egnatias në Elbasan Arena përfundoi në barazim pa gola, 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë.

Një fitore me vlerë të madhe arriti Bylis, i cili në stadiumin Adush Muça mundi Flamurtarin 2-1, duke i zhytur vlonjatët në fund të klasifikimit.

Në Durrës, përballja mes Teutës dhe Partizanit përfundoi 2-2, ndërsa në Shkodër, Vllaznia dhe Dinamo City barazuan pa gola, 0-0.

Java u mbyll me një triumf të thellë të Tiranës, që në stadiumin Selman Stërmasi mundi Vorën 3-0. Sulmuesi Xhixha shkëlqeu me dy gola, duke i siguruar skuadrës tri pikët e rëndësishme. Pas këtij suksesi, Tirana ngjitet në kuotën e 27 pikë.

Në krye të klasifikimit vazhdon të qëndrojë Vllaznia me 53 pikë, e ndjekur nga Elbasani, Egnatia dhe Partizani.

The post Superliga/ Tirana triumfon 3-0 ndaj Vorës, Teuta dhe Partizani ndajnë pikët në Durrës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: