E ardhmja e Rashford dhe Cancelo mbetet e paqartë te Barcelona

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lënë të hapur të ardhmen e dy lojtarëve të huazuar, Marcus Rashford dhe Joao Cancelo, duke theksuar se vendimet do të merren vetëm në fund të sezonit.

Ndërsa për Rashford kushtet janë të qarta – Barcelona duhet të paguajë 30 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Manchester United – situata e Cancelos paraqitet më e ndërlikuar. Mbrojtësi portugez është ende nën kontratë me Al-Hilal dhe klubi saudit kërkon rreth 15 milionë euro për ta lënë të lirë, një shumë që katalanasit nuk janë të gatshëm ta paguajnë aktualisht.

Drejtuesit e Barcelonës shpresojnë që vetë lojtari të ndikojë në uljen e çmimit, duke marrë parasysh dëshirën e tij për të vijuar te “blaugranat”. Cancelo ka shprehur vazhdimisht lidhjen me klubin, madje duke hequr dorë nga një pjesë e pagës për t’u rikthyer.

Në aspektin sportiv, ai ka përfituar nga dëmtimet në mbrojtje dhe ka siguruar një vend titullari, duke regjistruar një gol dhe katër asistime në 12 paraqitje këtë sezon. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij dhe të Rashford pritet të merret pas përfundimit të sezonit.

The post E ardhmja e Rashford dhe Cancelo mbetet e paqartë te Barcelona appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: