Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico de Madrid në fund të sezonit për t’u bashkuar me Orlandon. Pas një dekade me Atletico-n, të ndarë në dy periudha pesëvjeçare, francezi do t’i japë fund kohës së tij me klubin në fund të këtij sezoni.
“Nuk është e lehtë ta shpreh me fjalë atë që ndiej, sepse ky klub është shtëpia ime dhe ju jeni familja ime. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, plot me ndeshje të paharrueshme, gola, gëzim dhe një pasion që vetëm ata prej nesh që e duan vërtet Atleticon mund ta kuptojnë”, shkroi francezi në një letër drejtuar tifozëve.
Griezmann udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara pas derbit të Madridit në Bernabeu, me lejen e klubit, për të finalizuar transferimin e tij te Orlando City i MLS sapo të përfundojë sezoni aktual. Këto bisedime kanë qenë të suksesshme dhe si Atletico ashtu edhe klubi amerikan e kanë bërë zyrtar njoftimin.
Orlando City deklaroi se Antoine do t’i bashkohet klubit në korrik 2026 me një kontratë deri në sezonin 2027-2028, me një opsion për sezonin 2028-29 si lojtar i caktuar.
Tani, francezi do të kthehet në stërvitje me Atléticon për t’u përballur me pjesën vendimtare të sezonit dhe për të tentuar të mbyllë kohën e tij me klubin. Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve janë dy objektivat kryesore që golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit ka vënë në shënjestër.
Me njoftimin e transferimit të tij në Orlando, marrëveshja që ai arriti me Atléticon kur zgjati kontratën e tij për dy sezone të tjera qershorin e kaluar është përmbushur. Kjo marrëveshje lehtësoi largimin e francezit pasi i shtyu pagën për dy vitet që nënshkroi për klubin e ri.

The post Griezmann largohet nga Atletico Madrid, i bashkohet Orlando City: Udhëtim i jashtëzakonshëm appeared first on Euronews Albania.
