Zjarri në kompaninë e prodhimit të armëve, arrestohen tre persona në Çeki

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia çeke dhe sllovake ka arrestuar tre persona, përfshirë një amerikan lidhur me zjarrvënien në një kompani prodhimi armësh. Dy nga të dyshuaritu arrestuan në Republikën Çeke dhe i treti në Sllovaki.

“Ne po vazhdojmë të punojmë intensivisht për të arrestuar të dyshuarit e mbetur, në bashkëpunim me partnerët tanë”, shtoi policia.

Zjarri dëmtoi një ndërtesë që i përkiste kompanisë çeke të mbrojtjes LPP Holding në një park industrial në Pardubice, rreth 120 kilometra në lindje të Pragës. Në vitin 2023, kompania njoftoi planet për të bashkëpunuar me Elbit Systems të Izraelit, por sot thotë se këto plane nuk janë materializuar.

Gjithashtu kompania prodhon dronë që eksportohen në Ukrainë. Kompania tha se policia po hetonte nëse zjarrvënia ishte e lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë. Policia nuk ka komentuar publikisht mbi mundësinë, por thotë se po shqyrton skenarë të ndryshëm.

Moska ka mohuar akuzat se po nis sulme hibride ndaj vendeve të Bashkimit Evropian. Organizata që mori përgjegjësinë tha sot në faqen e saj të internetit se ka dokumente sekrete në zotërim të cilat do t’i bëjë publike nëse LPP nuk i ndërpret lidhjet me Elbit Systems dhe denoncoi pushtimin e Palestinës.

The post Zjarri në kompaninë e prodhimit të armëve, arrestohen tre persona në Çeki appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: