Kosova dhuron spektakël në Sllovaki, një hap larg ëndrrës amerikane! Ndeshja tjetër me Turqinë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ka shpërthyer festa në stadiumin “Tehelne Pole”. Dardanët pas një përballje plot emocione kanë arritur të korrin fitore në Sllovaki me rezultatin 4-3.

Dardanët falë mobilizimit në pjesën e dytë arritën të dhuronin spektakël golash dhe emocione të forta. Ndeshja nuk startoi mirë për Dardanët të cilët pësuan gol në minutën e 6′. Martin Valjent shënoi golin e parë të ndeshjes me kokë.

Vendasin e morën epërinë shumë herët por Kosova reagoi shpejt me Veldin Hoxhën që shënoi në minutën e 21′. Me një goditje jashtë zone, Hoxha shënoi një super gol. Portieri tentoi të kapte por topi tronditi portën dhe ndezi atmosferën për “Dardanët”.

Sllovakia reagoi dhe shënoi golin e dytë në minutat e fundit të pjesës së parë duke dalë në avantazh. Lukas Haraslin shënoi golin e dytë për vendasit me një goditje jashtë zone në minutën e 45‘.

Dardanët mblodhën forcat në pjesën e dytë duke shënuar golin e barazimit. Ishte Fisnik Asllani i cili shënoi golin e dytë për Dardanët në minutën e 47′ duke e çuar rezultatin në 2-2.

Asllani me një goditje me kokë theu mbrojtjen e portierit vendas. Më pas Muslija shënoi në minutën e 60′ duke iu prishur festën vendasve dhe duke ndezur festën për Kosovën.

Kreshnik Hajrizi çoi rezultatin në 4-2 kundër Sllovakisë në minutën e 72′ duke e gjetur portierin të papërgatitur. Strelec në minutën e 94′ shënoi golin e 3-të për vendasit por pa rezultat pozitiv pasi fitoren e mori Kosova e cila do të përballet me Turqinë pas fitores ndaj Rumanisë.

The post Kosova dhuron spektakël në Sllovaki, një hap larg ëndrrës amerikane! Ndeshja tjetër me Turqinë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: