Sulm me molotov në qendrën kulturore ruse në Pragë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një sulmues i panjohur hodhi disa koktej molotov në ndërtesën e një qendre kulturore ruse në Pragë të enjten në mbrëmje dhe policia është duke kërkuar për të dyshuarin.

Fotografitë e publikuara nga policia treguan një fasadë të djegur të ndërtesës në lagjen Pragë 6, ku ndodhen shumë misione diplomatike, përfshirë atë ruse.

Ambasada ruse tha në “Facebook” se sulmuesi ose sulmuesit hodhën gjashtë shishe me lëndë të ndezshme, tre prej të cilave dëmtuan fasadën.

“Ne e konsiderojmë këtë incident si një akt të dhunshëm të paprecedentë, i cili kërcënoi jetën dhe shëndetin e stafit”, tha ambasada.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në Telegram e quajti atë një akt barbar.

Ministri i Brendshëm çek, Lubomir Metnar, tha se sulmi ishte i papranueshëm dhe se çështja ishte nën hetim dhe autoritetet ishin të gatshme të reagonin nëse nevojiten masa të mëtejshme.

The post Sulm me molotov në qendrën kulturore ruse në Pragë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: