Makina përplas disa këmbësorë në Angli, një viktimë dhe 20 të plagosur! Arrestohet shoferi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën në mbrëmje në qytetin Derbyshire në Britani. Mësohet se një burrë përplasi me automjetin e tij disa këmbësorë ku për pasojë humbi jetën një person.

Sipas raporteve, disa nga këmbësorët që u goditën u plagosën rëndë. Mësohet se deri në 20 persona janë plagosur.

Ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje, ofruan ndihmën e parë dhe transportuan të plagosurit në spital. Autoritetet vazhduan me arrestimin e shoferit 30-vjeçar.

“Edhe pse e dimë që ky është një incident shqetësues, dëshirojmë të sigurojmë publikun se nuk besojmë se ka ndonjë rrezik të mëtejshëm për publikun”, njoftoi policia.

The post Makina përplas disa këmbësorë në Angli, një viktimë dhe 20 të plagosur! Arrestohet shoferi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: