Një konflikt mes tre personave ka agravuar në përdorimin e mjeteve të ftohta në Prishtinë. Si pasojë ka mbetur i plagusur një person.
Pas përplasjes fizike sherri ka agravuar deri në plagosjen njërit prej tyre me thikë. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:40 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.
Pas plagosjes, i lënduari është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet kanë sekuestruar thikën ndërsa mësohet se tre të dyshuarit janë arrestuar.
The post Agravon sherri në Prishtinë, plagoset me thikë një person! Në pranga tre të dyshuar appeared first on Euronews Albania.
