Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë, të cilët pretenduan se me mospjesëmarrjen në seancën e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit, deputetët e opozitës shkelën Kushtetutën.
Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë kërkesën për masë të parakohshme ndaj kërkesën për procedurën dhe afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu iu drejtua Kushtetueses më 5 mars, disa minuta pas ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit, pasi nuk kishte kuorum.
Ajo tha se nga gjykata më e lartë në vend kërkoi vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
“Kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, tha ajo.
Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, po më 5 mars deklaroi se Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar që të vendosë masa kundër deputetëve të opozitës që nuk morën pjesë në seancë, duke pamundësuar votimin e presidentit.
Aktgjykimi i ri vjen pasi Kushtetuesja më 25 mars publikoi një aktgjykim për lëndën e dërguar nga Qeveria e Kosovës për çështjen e presidentit, duke thënë se deputetët kishin 34 ditë kohë, përkatësisht deri më 28 prill, që të zgjidhnin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon automatikisht në zgjedhje.
The post Gjykata Kushtetuese e Kosovës refuzon kërkesën për seancën e 5 marsit appeared first on Euronews Albania.
