Rusia dëbon diplomatin britanik për spiunazh

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Rusia njoftoi të hënën se ka dëbuar një diplomat britanik pasi sipas tyre zbuluan se ai ishte spiun. Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB tha se sekretari i dytë në ambasadën britanike në Moskë ishte urdhëruar të largohej brenda dy javësh.

FSB tha se kishte zbuluar shenja se diplomati po kryente aktivitete inteligjence që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse.

Në veçanti, tha FSB-ja tha se diplomati ishte përpjekur të merrte informacione të ndjeshme në lidhje me ekonominë ruse gjatë takimeve joformale.

The post Rusia dëbon diplomatin britanik për spiunazh appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: