Lukaku mungon në stërvitje, Napoli drejt masave të ashpra

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sulmuesi Romelu Lukaku nuk u paraqit në stërvitjen e Napoli në Castel Volturno, duke qëndruar në Belgjikë pavarësisht pritshmërive për rikthimin e tij. Edhe pse lojtari shpjegoi në rrjetet sociale se ka probleme fizike dhe psikologjike, si dhe dërgoi analiza mjekësore që tregojnë inflamacion në ijë, klubi nuk ka ndryshuar qëndrim.

Napoli kishte vendosur ta gjobiste për vendimin e pavarur dhe tani po shqyrton masa më të rënda, përfshirë përjashtimin nga skuadra. Mungesa e tij vjen pak ditë para ndeshjes së rëndësishme kundër AC Milan. Lukaku ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë sezon, me gjithsej 64 minuta në fushë.

The post Lukaku mungon në stërvitje, Napoli drejt masave të ashpra appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: