Zhegrova surprizohet nga bashkëlojtarët në ditëlindjen e tij, ndan ëndrrën e tij për kualifikimin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, feston këtë të martë ditëlindjen e 27-të. Këtë vit, dita e tij e lindjes bie në një moment të veçantë për futbollin kosovar, transmeton pasi “Dardanët” do të luajnë ndeshjen historike kundër Turqisë, ku fituesi siguron kualifikimin në Kupën e Botës. Zhegrova është surprizuar nga bashkëlojtarët me një tortë të veçantë. Në postimin e bërë nga FFK, u pyet se cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë:

“E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!”, shkroi ndër të tjera FFK.

Kapiteni Vedat Muriqi i ka sjellë tortën Zhegrovës, i cili ka fikur qirinjtë dhe ka ndarë dëshirën e tij:

“Shpresoj që sot të marrim një dhuratë të madhe, për mua dhe për të gjithë ne në Kosovë, siç do ishte kualifikimi në Botëror”, tha Zhegrova, ndërkohë që shokët e ekipit dhe stafi e uruan në kor.

Ndeshja kundër Turqisë, luhet sot në orën 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.

The post Zhegrova surprizohet nga bashkëlojtarët në ditëlindjen e tij, ndan ëndrrën e tij për kualifikimin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: