Superliga shqiptare do të rikthehet të premten me ndeshjen Flamurtari–Tirana, një përballje e rëndësishme për mbijetesën që do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari”, në orën 19:00.
Takimet e tjera të javës së 30-të janë, Egnatia – Bylis, Partizani – Vllaznia, Dinamo – Elbasani dhe Vora – Teuta. Të kuqtë synojnë fitoren për të ngushtuar diferencën me kuqeblutë, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia kërkon triumfin për të mbajtur vendin e parë në renditje.
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, e cilësoi ndeshjen me Flamurtarin tepër të vështirë, por theksoi se objektiv mbeten tri pikët.
JAVA 30
Flamurtari – Tirana 3 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Egnatia – Bylis, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Partizani – Vllaznia, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Dinamo City – AF Elbasani, 4 prill 2026, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
FK Vora – Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”

The post Rikthehet Superliga, Flamurtari–Tirana ndez javën e 30-të, duel i fortë për mbijetesën appeared first on Euronews Albania.
